Fifi ka publikuar ditën e sotme këngën e saj të re që mban titullin “Zogo” të cilën e lajmëroi që ditën e djeshme dhe fansat po e prsinin me padurim.
Kjo këngë është ripërpunim i këngës së njohur popullore “Oj Zogo”.
Muzika është punuar nga BiniDiez dhe Apollo ndërsa pjesën e re të tekstit e ka shkruar Fifi.
Klipi është xhiruar në mes të Tiranës dhe Fifi shfaqet e veshur me ‘dallamë’ të qindisur me ar.
Kënga është ritmike dhe do t’ju bëjë të kërceni.