Fifi u desh të humbiste peshë për shkak të problemeve shëndetësore

Fifi u desh të humbiste peshë për shkak të problemeve shëndetësore

Këto kohë ka rënë në sy ndryshimi drastik në peshë i Fifit – kjo sepse së fundmi ajo dhe Young Zerka erdhën me një bashkëpunim që u realizua me videoklip, njofton Insajderi.

E ftuar për Prive së fundmi ajo u pyet nga një fans se pse humbi peshë kur ndihej rehat – duke iu referuar të gjithë rasteve që Fifi kishte theksuar se i pëlqen vetja fiks kështu siç është.

Por jo gjithçka bëhet për estetikë.

Ky është rasti tek këngëtarja, e cila u desh të ndërmerrte masa për të ruajtur shëndetin e saj. Ajo vuante nga hernia fiskale dhe si duket pesha e tepërt po i shkaktonte më shumë stres shtyllës së saj kurrizore.

“Para dy tre vitesh kam thënë që kam probleme me shtyllën kurrizore, kam probleme me hernia diskale, prandaj është dashur që unë me heq kilogramë. Ideja është që mua prapë nuk më intereson nëse shëndoshem nesër edhe prapë kam për t’u shëndoshur, thjesht e kam për shëndetin tim”, tha Fifi. /Insajderi.com