Fifit i përkeqësohet gjendja shëndetësore, i bie të fikët ‘live’ në emision

Fifit i përkeqësohet gjendja shëndetësore, i bie të fikët ‘live’ në emision

Situata në Big Brother VIP ka dalë nga kontrolli.

E gjithë kjo pasi që këngëtares nga Ferizaj, Filloreta Raçit – e njohur si Fifi – i ka rënë të fikët gjatë transmetimit ‘live’ pas një debati që kishte me opinionisten Belindën.

Ajo e akuzoi Fifin që është duke e përdorur situatën e Sarës dhe DJ PM për vëmendje.

Pas kësaj, artistja është ngritur në këmbë dhe ka kërkuar të largohet nga shtëpia menjëherë.

Duke debatuar asaj papritur i ka rënë të fikët dhe është rrëzuar në dysheme.

“Dua të dalë nga shtëpia tani”- ka thënë Fifi dhe është përplasur në tokë.

Banorët në anën tjetër janë dëgjuar duke bërtitur, ndërsa menjëherë kamerat janë hequr nga shtëpia dhe ka kaluar në publicitet.

Fifi përndryshe është kritikuar shpesh për gjendjen e saj të rënduar emocionale që ka shfaqur brenda shtëpisë së Big Brother VIP./Insajderi.com