Filloi edicioni i dhjetë me radhë i festivalit të poezisë Polip

Filloi edicioni i dhjetë me radhë i festivalit të poezisë Polip

Edhepse ishte paraparë të mbahej në muajin maj, festivalit të poezisë Polip iu desht të shtyhej për disa muaj për shkak të pandemisë Covid -19.

Edicioni i dhjetë i Polip nis sot me 11 shtator dhe do të lansohet online në faqen zyrtare në Facebook të Multimedia’s.

Tema e këtij viti do të jetë “Change Your Language!” (Ndryshoje gjuhën tënde!). Kjo tematikë synon të analizojë mënyra se si të transformojmë gjuhën për të pasur më shumë kuptim gjatë izolimit.

Festivali i këtij viti ka mirëpritur krijimet e më shumë se 30 autorëve, filmbërësve dhe gazetarëve nga Ballkani dhe Evropa.

Festivali do të fillojë në ora 8 dhe do të mbahet në teatrin Oda, ku do të mbahen lexime të të ftuarve ndërsa mbrëmja do të përmbyllet me muzikën e Ilir Bajrit./Insajderi.com