
Mbrëmë ka filluar nata e parë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike 2018” në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Nata e dytë do të jetë sonte, ndërsa finalja e madhe mbahet këtë të shtunë, 8 dhjetor.
Edhe këtë edicion emrat e mëdhenj të muzikës shqipe do të ngjiten në skenën prestigjioze derisa edhe emrat e rinj dhe talentët e zbuluara së fundi nuk mungojnë.
Emra të shumtë të njohur për publikun po pritet të ngjiten në skenën e madhe, ndërkohë qe edhe shumë talente të reja do të dalinë të ndajnë performancat e tyre me publikun.
Këngët tashmë janë prezantuar në emisionin E Diela Shqiptare.