Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur në prapaskenë mes reperit nga Shqipëria dhe të këtij nga Kosovës, mirëpo ka nisur një përplasje virtuale mes Noizy dhe Don Xhonit, njofton Insajderi.
Ishte Don Xhoni që vuri në lojë faktin që Dulla i grupit “OTR” – që ka në krye Noizyn – kishte pëlqyer një video të tij teksa ishte i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit, njofton Insajderi.
“Ju du krejt juve që më suportoni pa ndal”, shkroi Don Xhoni krahas videos që ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram.
Nuk vonoi edhe kundërpërgjigja e Noizyt i cili zgjodhi Instagramin për të ndarë disa fotografi dhe postime të Don Xhonit kur ishte një adoleshent dhe adhuronte repin e grupit OTR.
“Kalo ka grupi jonë, se ki m’u bo gej”, shkruan Noizy në një tjetër postim, ndërkaq shkruan gjithashtu, “Hajde te idhulli jot, se nuk t’nguci t’premtoj”.
Postimeve të reperit nga Shqipëria, Don Xhoni i është përgjigjur me anë të një videoje në llogarinë e tij në Instagram.
“Së pari dashuri për të gjithë reperët e vjetër”, thotë Don Xhoni. “Unë jam rrit duke dëgjuar Unikatilin, PINT-at, NR-at, në Shqipëri ka qenë Noizy dhe Stresi”, arsyeton reperi postimet e tij të kahershme.
Më pas me ironi ai kërkon që ta godasin me diçka më të madhe përveç postimeve të vjetra.
“Artisti yt ma ka bërë ‘like’ vet o vlla”, thotë Don Xhoni teksa dëgjohet një grup që ia plasin të qeshurës. /Insjaderi.com