Filluan xhirimet e shumëpritura të sezonës së dytë të serialit “The Witcher”

Filluan xhirimet e shumëpritura të sezonës së dytë të serialit “The Witcher”

Sezona e parë e këtij seriali u prit shumë mirë nga publiku dhe nga kritika. Adhuruesit do të kënaqen me lajmin se ka filluar procesi i produksionit për sezonën e dytë të The Witcher.

Për arsye të pandemisë Covid – 19, xhirimet e sezonës së dytë janë shtyer deri më tani, duke i lënë adhuruesit në ankth.

Regjisori i dy prej serive të këtij seriali, Stephen Surjik, ka zbuluar për fansat se seriali do të vazhdojë xhirimet dhe transmetimin.

Ai ka ndarë një foto në Instagram ku edhe ka dhënë lajmin për serialin duke treguar që ekipa po mban distancë sociale gjatë xhirimeve.

Ende nuk dihet data e lansimit të sezonës së dytë./Insajderi.com