Filma, përfundimi i të cilëve do ju lë gojëhapur

Filma, përfundimi i të cilëve do ju lë gojëhapur

A jeni adhurues i filmave, kulmi i të cilëve ju lë komplet të habitur?

Nëse po, Bright Side ka përpiluar një listë filmash që do ju lënë gojëhapur me kthesat e skenarit, transmeton Insajderi.

Awake

Clay dhe Sam janë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe asgjë nuk mund t’ua prishë lumturinë. Ka vetëm një pengesë në jetën e tyre – Clay ka një sëmundje të zemrës dhe i nënshtrohet një procedure transplantimi.

Por kjo nuk është pengesë për dashurinë e vërtetë, apo jo? Dhe kështu, i riu është tashmë në tryezën e operacionit, ekipi i mjekëve më të mirë po përgatiten për një operacion të vështirë, pacienti është anesteziuar… por gjumi i shkaktuar nga ilaçet nuk vjen dhe Clay qëndron zgjuar.

Limitless

Cili është sekreti i suksesit? Ka dhjetëra përgjigje për këtë. Eddie, një shkrimtar i pasuksesshëm, ka një mundësi për të provuar një mënyrë të re dhe në dukje efektive për ta arritur atë – të marrë një pilulë të bërë nga NZT, një ilaç i ri inovativ që e bën trurin e njeriut të punojë me kapacitetin e tij të plotë.

Sidoqoftë, siç zbulojmë së shpejti, çdo ilaç ka efektet e tij anësore.

State of Play

Cal McAffrey, një gazetar, zbulon se një grua e afërt me shokun e tij të kolegjit, kongresmeni Stephen Collins, ka kryer vetëvrasje, pasi ishte hedhur para një treni të metrosë.

Ndërsa hetonte çështjen, Cal mëson se është vetëm një hallkë e vetme në një zinxhir ngjarjesh që tregon fajin e figurave më të vendosura politike – të cilave nuk u pëlqen kur dikush fut hundët në punët e tyre.

Contre-enquête

Kapiteni i policisë Richard Malinoëski pëson një humbje të tmerrshme – vajza e tij nëntë vjeçare është gjetur e vrarë.

Fajtori shpejt kapet dhe dërgohet në burg, nga ku, megjithatë, ai i shkruan disa letra Malinowskit, duke bindur kapitenin se ai është i pafajshëm. Babai i pikëlluar vendos ta gjejë vetë vrasësin e vërtetë.

Copycat

Dr. Helen Hudson është një specialiste në psikologjinë e vrasësve serialë dhe një ditë policia i kërkon asaj të ndihmojë në kapjen e një maniku.

Duke analizuar vazhdën e ngjarjeve, ajo shpejt arrin në përfundimin se vrasësi që ajo dhe policia po ndjekë, po shkon sipas një komploti të librit të saj – e qëllimi përfundimtar i maniakut, është të vrasë atë.

À la folie…pas du tout

Angelique është thellësisht e dashuruar në mikun e saj të martuar, i cili po pret edhe një fëmijë. Ajo do të bëjë gjithçka që ai t’i kthejë dashurinë – por ku mbaron dashuria dhe fillon çmenduria?

Never Talk to Strangers

Dr. Sarah Taylor është një psikologe – një që është shumë e zonja në analizimin e pasioneve të tjerëve, por që nuk mund të kuptojë ndjenjat e saj.

Për të gjetur veten dhe qëllimin e saj në jetë ajo ka nevoja për ndihmë nga jashtë. Kështu ajo gjen një burrë të pashëm dhe joshës, Tony, i cili futet në jetën e saj si një uragan.

From Hell

Jack the Ripper është ndoshta vrasësi serial më misterioz i të gjitha kohërave, i cili tmerroi të gjithë Anglinë dhe ekzistenca e të cilit lindi thashetheme dhe legjenda të shumta.

Në këtë film, detektivi Frederick Abberline përpiqet të identifikojë dhe kapë vrasësin, dhe së shpejti atij i bashkohet një kirurg mbretëror dhe një ‘zonjë e mbrëmjes’. Por në momentin që duket se çështja u zgjidh dhe do të kapë vrasësin, gjërat marrin një trajtë tjetër.

Angels & Demons

Të gjithë po mbajnë frymën në pritje të njoftimit të kreut tjetër të kishës katolike romake.

Sidoqoftë, të gjithë pretendentët për pozitën ekzekutohen me ritëm nga një vrasës misterioz, dhe Vatikani kërkon ndihmën e Robert Langdon, një specialist i njohur në simbolet fetare, për të kuptuar se çfarë po ndodhë.

8 femmes

Një familje e madhe mblidhet në rezidencën e tyre për Krishtlindje, por kremtimi errësohet nga një zhvillim i tmerrshëm – i zoti i shtëpisë gjendet i vrarë me thikë në shtratin e tij.

Për më tepër, linja telefonike dhe tela e ndezjes në veturën e vetme janë prerë. Tetë gratë më të afërta me viktimën janë të shkëputura nga bota e jashtme. Ato e kuptojnë se vrasësi është mes tyre. /Insajderi.com