Filmat e ri që dalin në shtator e që duhet t’i shihni patjetër

Filmat e ri që dalin në shtator e që duhet t’i shihni patjetër

Tenet – është filmi i ri i regjisorit Christofer Nolan, me Robert Patison, John David Washington, Elizabeth Debicki. Nëse ka ndonjë film që do të tundojë audiencën për të shkuar në kinema, pa dyshim është ky. Tenet është një film me një concept të thellë, e buxhet të lartë. John David Washington është një agjent sekret që mëson për armë misterioze që kthehen prapa përmes kohës, duke përfunduar në një mision për të gjetur burrin përgjegjës për këtë, një ukrainian sadist që shet armë, të cilin e luan Kenneth Branagh.

Mulan  – nuk dihet ndonjë rast tjetër me hapësirë më të madhe kohore se sa premiera e filmit dhe lansimi general. Mulan kishte premierën e tepihut të kuq më 9 mars, mirëpo pastaj e dini edhe ju se si vazhdon. Lansimi nëpër kinema u shtye disa herë. Sipas trailerit duket sikur buxheti për këtë film të ketë qenë mjaft i lartë, prej skenave të betejave dhe peisazheve malore, nëpër të cilat vajza kineze e veshur si djalë lufton trimërisht në ushtrinë e perandorit.

I’m Thinking of Ending Things – është filmi i skenaristit dhe regjisorit Charlie Kaufman, i famshëm për filmat “Being John Malkowitch”, “Anomaly”, “Eternal Sunshine of the Spotless Mind”, etj. Filmi përcjell një grua të re e cila shkon në farmën e prindërve të të dashurit të saj, vetëm për të parë veten duke rrëshqitur në kohë, brenda dhe jashtë realitetit. I adaptuar nga novela psiko-horror e Ian Reid, filmi ka një nuancë surrealizmi dhe ankthi të dhimbshëm ekzistencial.

The King’s Man – Një grup kriminelëve dhe tiranëve më të rrezikshëm të botës janë duke tentuar të përfitojnë nga koha pak para Luftës I Botërore, për të shkaktuar një havok të madh, prandaj një aristokrat dhe i mbrojturi i tij krijojnë një agjenci të intelegjencës.

About Endlessness – Kushdo që ka parë “Songs from the Second Floor” ose “You, the Living” do të ketë parasysh që kinemaja e Roy Anderson është kinema e absurdit, qesharakes së tmerrshme dhe si skeqe depresive të inspiruara nga Monty Python.

The Devil All The Time – është filmi i Antonio Campos i cili vjen si triller gotik me një prej ekipeve më të përzgjdhura. Është adaptuar nga novela e Fondal Ray Pollock, The Devil All The Time, që flet për krimin dhe korrupsionin në një kumunitet të vogël religjioz të Ohio, në kohë mes Luftës II Botërore dhe luftës së Vietnamit./Insajderi.com