Filmat e shumëpritur, xhirimet dhe premierat e të cilëve po i ndal Covid 19

Filmat e shumëpritur, xhirimet dhe premierat e të cilëve po i ndal Covid 19

Covid 19, ka prekur në masë të madhe edhe botën kinematografike. Hollywood pothuajse është “paralizuar” që nga koha kur ka filluar pandemia covid 19.

Filma të shumëpritur si Wonder Woman 1984, Marvel’s Black Window, James Bond 007: No Time To Die, A Quiet Place: Part 2, janë vetëm disa nga filmat që kanë ndjerë efektet e bllokimit nga pandemia, ndërsa disa filma të tjerë, janë anuluar krejtësisht, njofton Insajderi.

Jeta dhe shëndeti i njerëzve nëpër botë, janë gjëja më e rëndësishme, por efektet e Covid 19, po lënë shenja të mëdha edhe në këtë fushë të rëndësishme të jetës sociale./ Insajderi.com