Filmi amerikan Nomadland triumfon në Venice Film Fest

Filmi amerikan Nomadland triumfon në Venice Film Fest

Filmi amerikan Nomadland ka fituar “Luanin e artë” në Venice Film Festival, i cili ishte prej ngjarjeve të para të mbajtura me audiencë që prej fillimi të pandemisë.

Filmi regjinë e të cilit e ka bërë Chloe Zhao, përcjell Frances McDormand, në rolin e një vejushe që jeton si nomade pas krizës së vitit 2008.

Regjisori meksikan Michel Franco me filmin New order dhe drama historike gruaja e një spiuni fituan “Luan të argjentë”.

Audienca që përcolli filmat në Venice u detyrua të vë maska dhe gjysma e ulëseve në kinema u lanë të zbrazëta, përderisa disa prej të famshmive vizituan një prej festivaleve të filmave më të vjetër në botë.

“Grand Jury” shkoi për filmin e Michel Franco’s ndërsa Kurosawa u quajt “Regjisori më i mirë”

Vanesa Kirby fitoi si aktorja më e mirë, ndërsa aktori më i mirë ishte Pierfrancesco Favino.

Vitin e kaluar fituesi kryesor i këtij festivali ishte Joker me aktor Joaquin Phonix./Insajderi.com

Burimi: BBC