Filmi “I Know What You Did Last Summer” do të kthehet në një serial televiziv

Filmi “I Know What You Did Last Summer” do të kthehet në një serial televiziv

Një serial televiziv i bazuar në filmin e vitit 1997 “I Know What You Did Last Summer” dhe romanin e Lois Duncan të vitit 1973 mbi të cilin u bazua vetë filmi.

Filmi flet për një grup adoleshentësh që ndiqet nga një vrasës i maskuar, pas një aksidenti të tmerrshëm natën e diplomimit ku ata godasin me makinë dikë dhe ikin.

Seriali i ri horror është shkruar nga Sara Goodman që ka shkruar Gossip Girl, dhe me producent James Wan (regjisori prapa Saw,  The Conjuring and Insidious) dhe Neal H. Moritz, i cili gjithashtu prodhoi filmin origjinal.

Nën regjinë e  Jim Gillespie, filmi klasik nga 1997 paraqiti një kast të aktorëve që do të bëheshin shumë shpejt yje, duke përfshirë Jennifer Love Hewitt, Ryan Phillippe, Freddie Prinze Jr dhe Sarah Michelle Gellar. /Insajderi.com

Burimi: Dazed