“Bota duhet të dëgjojë historitë tonë”, shkruan Yllka Gashi teksa jep lajmin se filmi i regjisores shqiptare Blerta Basholli, “Hive” është zgjedhur të konkurrojë në festivalin prestigjioz të filmit “Sundance Film Festival 2021”, njofton Insajderi.
Festivali i filmit Sundance është një nga festivalet më të mëdha të filmit të pavarur në SHBA.
“Zgjoi” me protagoniste Yllka Gashin që bazohet në ngjarje të vërtetë, trajton historinë e një gruaje me emrin Fahrije, bashkëshorti i së cilës është i zhdukur në luftë. Për të mbijetuar ajo fillon një biznes të vogël.
Por në një ambient shumë patriarkal, ambicia e saj nuk shihet si diçka pozitive. Përkundër bletëve në koshere të cilat duket se janë kaotike dhe agresive ndaj saj, biznesi i saj fillon me këmbë të mbarë.
Në udhëtimin e saj për të bërë paqe me bletët, ajo fillon të bëjë paqe me veten, kështu që Fahrija mund të jetojë dhe fuqizojë veten në një situatë të re për të në një realitet shumë armiqësor. /Insajderi.com
View this post on Instagram