Një lajm i mrekullueshëm për kinematografinë shqiptare – filmi “Derë e hapur”, do të prezantojë Shqipërinë në edicionin e 93-të, të eventit prestigjioz të ndarjeve të çmimeve “Oscar”, njofton Insajderi.
Lajmin e ndau edhe aktorja e cila është pjesë e filmit, Jonida Vokshi, dhe shprehet shumë e lumtur që ka pasur një rol në këtë film.
“Dera e hapur” pati premierën e saj botërore në Konkursin Kryesor të Festivalit të Filmit në Sarajevë si një nga nëntë titujt.
Filmi debutues i Florenc Papas është një bashkëprodhim i Shqipërisw-Kosovës-Italisw-Maqedonisw Veriore dhe bëhet fjalë për një grua shtatzënë të pamartuar dhe motrën e saj më të madhe që përpiqen të gjejnë një burrë për të luajtur rolin e bashkëshortit të motrës së vogël para se të takohen me babain e tyre të rreptë, tradicional në fshatin shqiptar ku kanë lindur. /Insajderi.com