Një muaj përpara lansimit të filmit të shumëpritur, tani fansat mund të shikojnë një sekuencë të biografisë së Tupakut “All Eyez On Me”.
Mbrëmë , ekipi i filmit paraqiti një skenë ekskluzive në MTV Movie & TV Award, me aktorin DeDemetrius Shipp, i cili luan rolin e Tupac dhe Kat Graham, aktorja e cila e luan rolin e të dashurës së reperit, Jada Pinkett.
Në video, Tupac me një poemë të cilën e kishte shkruar, shpreh dashurinë e tij për Jada-n, të dashurën të cilën e kishte që nga koha e shkollës së mesme.
“Ti je omega e zemrës sime”, fillon poema e Tupakut.
“Ti je themeli për konceptin tim të dashurisë/kur mendoj se si një grua me ngjyrë duhet të jetë/Ti je ajo për të cilën më shkon mendja së pari”, i thotë Tupac, Jadas. /Insajderi.com