Filmi shqiptar rrëmben gjashtë çmime kinematografike në ShBA

Filmi shqiptar rrëmben gjashtë çmime kinematografike në ShBA

Filmi shqiptar me regji të Dionis Papadhimitrit, “Dashuri” është vlerësuar me 6-të çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

Lajmi u bë i ditur nga Gentian Zenelaj, i cili njëherësh është edhe protagonist në film. Ai ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjete sociale.

Filmi është shpërblyer me çmimet “Filmi më i mirë me metrazh të gjatë”, “Regjisori më i mirë, Dionis Papadhimitri”, “Skenari më i mirë”, “Aktori më i mirë dytësor, Gentian Zenelaj”, “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.

“Love” apo “Dashuria” portretizon një krizë meso-moshe të një burri 40 vjeçar të ndarë kohët e fundit nga gruaja e tij e cila kthehet në vendin e tij në kërkim të një ndryshimi dhe në kërkim të vetvetes. /Insajderi.com