Filmi “Zgjoi” merr tre çmimet kryesore në festivalin më të madh të filmit në ShBA

Filmi “Zgjoi” merr tre çmimet kryesore në festivalin më të madh të filmit në ShBA

“Sundance Film Festival” është festivali më i madh i filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara, ku filmi “Zgjoi “ nga Blerta Basholli u nderua me tre çmimet më të rëndësishme: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut, njofton Insajderi.

“Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, ka rëndësi të papërshkrueshme për mua. Dua t’i ndaj këto çmime me të gjithë ekipin, aktorët dhe posaçërisht me Fahrije Hotin të cilën e mbaj në zemër që nga momenti i parë që e kam takuar, dhe e cila është shembull për të gjithë ne” u shpreh Blerta përmes një video mesazhi me rastin pranimit të çmimit Regjisorja më e mirë, gjatë ceremonisë së ndarjes çmimeve.

‘Zgjoi’ është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. /Insajderi.com