Eurosong është rikthyer me edicionin e ri, pas mung" />

Finalja e madhe e “Eurosong” – Nisin provat

Finalja e madhe e “Eurosong” – Nisin provat

Eurosong është rikthyer me edicionin e ri, pas mungesës plotë një vit përshkak të virusit Covid-19, njofton Insajderi.

Faqja zyrtare e “Eurovision”, ka njoftuar se të shtunën e 8 majit do të fillojnë provat  e garuesve të shteteve në këtë festival, i cili do të mbahet në Roterdam.

Janë po ato rregulla të njëtja në lidhje me garën, të cilat nuk ndryshojnë nga ato të viteve të kaluara, përveç numrit të personave që do të jetë i kufizuar për shkak të pandemisë.

Gjëja e cila ka ndryshuar është se performuesit mund të regjistrojnë paraprakisht vokalet e tyre mbështetëse dhe mos t’i kenë ata në skenë.

Kurse, shtetet që do t’i zhvillojnë provat sot janë: Lituania, Sllovenia, Suedia, Maqedonia e Veriut, Rusia dhe Irlanda.

Shqipëria këtë vit ka në përfaqësim këngëtaren, Anxhela Peristeri, me këngën “Karma”.

Ndërsa sa i përket Kosovës, nuk mund të marrë pjesë në Konkursin e Këngës Eurovision sepse transmetuesi i publik nuk është anëtar i Bashkimit Evropian të Transmetimeve(EBU).

Statutet e EBU thonë se një Anëtar duhet të vijë nga një vend që është Anëtar i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit ose është Anëtar i Këshillit të Evropës. Kosova nuk është në asnjërën. EBU ndihmoi në krijimin e transmetuesit të shërbimit publik të Kosovës RTK në 1999 dhe ajo vazhdon të punojë ngushtë me RTK për të mbrojtur mediat e shërbimit publik në Kosovë'”. /Insajderi.com