Modelja australiane, Miranda Kerr, ia ka dorëzuar stolitë e saj me vlerë 8.1 milionë dollarësh departamentit të drejtësisë së SHBA-ve, pasi prokurorët thanë se gjërat të cilat i ishin bërë dhuratë asaj nga financieri i saj, ishin blerë me para të vjedhura nga qeverisë e Malajzisë.
Kerr transferoi bizhuteritë nga kasaforta e saj bankare në Los Angeles, raporton The Guardian.
Modelja 34-vjeçare e lindur në Sydney, mori katër bizhuteri si dhuratë nga Jho Low kur ata supozohet se ishin në lidhje, në vitin 2014, për rreth një viti.
Ndër sendet e dorëzuara është një pendë me diamant 11.72 karatësh, nga projektuesi i New York-ut, Lorraine Schwartz, që Kerr mori si dhuratë nga ai për Ditën e Shën Valentinit.
Në mesin e bizhuterive miliona dollarëshe, janë më shumë se 1.7 miliardë dollarë të pronave të kërkuara nga Departamenti i Drejtësisë përderisa ishin në ndjekje të zyrtarëve malajzianë.
Zyrtarët e qeverisë malajziane thuhet se vodhën paratë nga fondi i zhvillimit ekonomik të vendit të quajtur “1 Malaysia Development Berhad” ose “1MDB”, ndërsa Low ishte në zemër të këtij korrupsioni.
Kerr është viktima më e re që detyrohet të dorëzojë dhuratat e lidhura me skandalin 1MDB.
Javën e kaluar, yll i Hollivudit, Leonardo DiCaprio, dorëzoi statujat e Oskarit të Marlon Brando dhe disa dhurata të tjera, përfshirë veprat e artit që i ishin dhënë nga Low.