Firma teknologjike Fujitsu shpalos planin permanent për punë nga shtëpia

Firma teknologjike Fujitsu shpalos planin permanent për punë nga shtëpia

Zëdhënës të kësaj kompanie kanë thënë që firma Fujitsu do të përgjysmojë hapësirën e zyrës në Japoni për të u përshtatur me normalitetit të ri të krijuar për shkak të Korona virusit, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Programi “Work Life Shift” do të ofrojë fleksibilitet më të madh për 80,000 punëtorët që ka. Punëtorët e kësaj firme do të kenë të mundur të punojnë në orë të përshtashme dhe puna nga shtëpia do të jetë standardi i ri.

Në një deklaratë të dhënë për BBC, kompania Fujitsy thotë se: “Do të presentojë një qasje të re të punës, që premton një mënyrë më fuqizuese, më produktive dhe përvojë më shumë kreative për të punësuarit, që tenton të rrit inovacionin dhe të sjell vlera të reja te konsumatorët dhe shoqëria”.

Mendohet që ky program do të lejoj stafin të zgjedh vendin ku do të punojë, qoftë nga shtëpia, ndonjë hapësirë kooperative apo ndonjë zyre satelite. Fujitsu beson që një mënyrë e tillë e të punuarit do të përmirësojë performancën dhe do të rrit produktivitetin.

Sipas Sree Sreenivasan, profesor i Inovacionit Digjital në Stony Brook University School of Journalism “Kjo është një shenjë që gjithçka që dijmë për zyrat dhe të ardhmen e punës është duke ndryshuar. Mijëra të punësuar janë duke u përballur me pro-të dhe kontra-t e normalitetit të ri.”

“Nëse ata kombinojnë më të mirat e kësaj situate (si më pak udhëtime zyrtare, më shumë produktivitet, më pak shpenzime e tij) ndërkohë që minimalizojnë anët negative (si mungesa e komunikimit në person) shumica do të jenë mirënjohës, përderisa pakica ende do të preferojë mënyrën e vjetër të jetesës,” shton ai./Insajderi.com