
Ajo pritet ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, pasi ka arritur të dal fituese në mesin e 12-të artistëve pjesëmarrës në natën finale, shkruan Insajderi.
“Shaj” mbanë titullin kënga e saj, me të cilën pritet të ngjitet në skenën e festivalit më të madh Evropian. Artistja u shfaq në skenë dhe mori kupën mes emocionesh të shumta.
Mirëpo kjo fitore e Arilenes ka ngjallur reagime të shumta në publikun shqiptarë, kjo pasi që Elvana Gjata ishte ajo qe favorizohej më shumë nga publiku.
Kënga e Elvana Gjatës është dëgjuar shumë më shumë se sa kënga e Arilenes në platformën YouTube, po ashtu edhe komentet në rrjetë sociale ishin në favor të Elvanes.
Megjithatë një numër i madh i artistëve kanë uruar Arilenen për këtë fitore, si Adelina Ismajli, Rozana Radi e të tjerë.