Fituesi i “Eurovision” kapet duke konsumuar kokainë gjatë spektaklit

Fituesi i “Eurovision” kapet duke konsumuar kokainë gjatë spektaklit

Natën e 22 majit përfundoi edicioni i Festivalit Evropian për këtë vit, ku Italia u shpall fituese.

Ky vend në Eurosong u përfaqësua nga Maneskin me këngën “Zitti e buoni”.

Por, ajo çka ka tërhequr vëmendjen e publikut ka qenë një gjest pikërisht nga artisti italian.

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku këngëtari shihet duke bërë një veprim që po cilësohet se ka qenë duke konsumuar kokainë dhe është pikërisht një artist tjetër nga grupi që e godet me këmbë pas uljes së kokës në tavolinë.

Ndërsa, në konferencë menjëherë pas përfundimit të festivalit, artisti u pyet nga gazetarët për këtë veprim por është mohuar nga ai.

Italia ishte vendi i parë me plot 524 vota duke u shpallur fituese dhe la pas Francën me 499 vota dhe Zvicrën me 432 vota. /Insajderi.com