Fjolla Morina arrestohet në kufirin shqiptar – dyshohet për trafikim armësh – rrezikon deri në 20 vjet burg

Fjolla Morina arrestohet në kufirin shqiptar – dyshohet për trafikim armësh – rrezikon deri në 20 vjet burg

 

Këngëtarja kosovare Fjolla Morina, ditën e djeshme u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë me dy armë zjarri me vete, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga ana e policisë shqiptare, këngëtarja ishte duke udhëtuar me veturën e tipit “Audi”, së bashku me F.M dhe F.S., gjatë kontrollit në çantën e dorës i është gjetur dhe sekuestruar një armë “Zoraki” me 23 fishekë luftarakë dhe një pistoletë tip çakmak.

Akoma nuk dihet se përse këngëtarja po udhëtonte me armë zjarri me vete në makinë dhe se çfarë lidhje kishte me dy personat e tjerë të paidentifikuar.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kjo edhe për shkak se ajo shoqërohej nga dy persona të tjerë shtetas kosovar, 29-vjecar secili.

Sipas kodit penal për trafikimi të armëve të zjarrit, si në rastin e Morinës, që u kap me dy të tilla, rrezikon nga 10 deri në 20 vite burg, raportojnë mediat shqiptare.

Sipas Report TV, ndërsa materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, pritet që ditën e hënë ose të martën, t’i caktohet masa e sigurisë. /Insajderi.com