
Në ditën e shtune, Fjolla Morina doli në të gjitha lajmët si pasojë e një arme zjarri të gjetur në çantën e saj, e cila ishte e mbushur me 23 fishekë.
Arma e saj u gjet gjatë një kontrolle në kufirin në Morinë, përderisa ishte duke kaluar kufirin me një makinë Audi Q7, njofton insajderi.
Policia sekuestroi edhe një pistoletë si dhe ka arrestuar edhe dy personat e tjerë , të cilët po udhëtonin me të, përkatësisht F.M., 29 vjeç dhe F.S., 29 vjeç. Pas arrestimit këngëtarja përfundoi në spital, për shkak se nuk po ndihej mirë.
“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam haruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo.
Vetura e sekuestruar ishte dhuratë për Fjollën, gjë që e ka konfirmuar ajo para disa ditësh në rrjetet sociale./Insajderi.com
Burimi: Dosja.al