Fjolla Morina e cila ndodhet në masën “arrest shtëpie” është larguar nga apartamenti në Kukës ku po qëndronte. Burime për “Dosja.al” kanë pohuar se Policia e Kukësit ka shkuar në shtëpinë ku Morina ishte ‘izoluar’ nga Gjykata dhe nuk e kanë gjetur aty, njofton Insajderi.
Morina tani konsiderohet si e arratisur në një drejtim të paditur.
Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak.
Morina po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.
Për Fisnik Sylën dhe Fitim Mujin, të cilët u arrestuan bashkë me Morinën është vendosur pushimi i çështjes. /Insajderi.com