Fjolla Morina veshi fustanin e bardhë në Maldive

Fjolla Morina veshi fustanin e bardhë në Maldive

Problemet me ligjin, dhe gati dy muaj në arrati, nuk e kanë penguar Fjolla Morinën të jetojë ditët më të bukura të dashurisë.

Së fundi, këngëtarja ka ndarë një befasi që i ka bërë partneri i saj, Fisnik Syla, dhe njofton të gjithë ndjekësit e saj se është zyrtarisht e martuar, njofton Insajderi.

Në muajin shkurt, çifti ishin në ishujt Maldive, ku kaluan edhe ditën e të dashuruarve, dhe këtë periudhë, Fisniku kishte bërë surprizën e madhe. Në një pishinë është shkruar me petale trëndafili të kuq “Fjolla të dua! A do martohesh me mua?”

E gjitha është kapur në video, të cilën Fjolla e ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram, ku shkruan, “Zyrtarisht të martuar”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina)

Në postimet pasardhëse, ajo ndau edhe ceremoninë e martesës e cila u mbajt në ishujt tropikal, ku Fjolla shihet në vello të bardhë.

“Thashë po, po përgjithmonë. Nuk është dikush tjetër me të cilin dua të jem përgjithmonë”, shkruan ajo nën videot e ndara në Instagram. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina)