Moderatorja e njohur në TCH, Fjoralba Ponari publikoi një video në llogarinë e saj në Instagram, teksa na prezanton veshjen e ditës, njofton Insajderi.
Po në këtë video, një përdorues i komentoi moderatores, “Qenke shtatzënë” – koment ky që bëhet shpeshherë në profilet e të famshmeve sa herë që ata nuk shfaqen me bark super të sheshtë.
Fjoralba mori kohën e saj për një replikë, që t’i kujtojë komentueses sa i pandjeshëm dhe i patakt është një koment i tillë.
”Per njerezit si ti, lutem! Ndoshta ai barku qe shikon ti eshte sps ajo goca aty mund te kete shtuar dozen e bukes, ndoshta stresi, ku e di ti qe ajo se ka humbur nje femije apo ndoshta nuk ben dot kurre femije dhe merr shkrime te kesaj natyre nga njerez si ti pa dy pare mend! E kupton sa injorante dhe insensitive eshte ajo qe ke shkruar ? Boll dolet ne konkluzione mbi mitren e tjeter kujt,” shkruan ajo.
Kur jeni shtatzënë, të gjithë kanë një koment për të bërë. Por, çfarë është më keqja? Kur dikush bën një koment dhe ju nuk jeni shtatzënë.
Së pari, të kërkosh informacion për diçka kaq personale sa shtatzënia është e sikletshme për personin tjetër. Për më tepër, mund të jetë vetëm forma e tyre trupore që nuk ka lidhje me kilogramët e tepër të shtatzënisë – dhe ju përfundoni duke e bërë një grua tjetër të ndihet keq.
Për më tepër, duhet të keni në konsideratë se jo çdo grua dëshiron të ketë fëmijë. Ç’është më e keqja, mund ti rikujtoni një gruaje një përjetim të hidhur, siç është humbja e një foshnje, teksa ju mundoheni të shuani kuriozitetin tuaj. /Insajderi.com