Fjoralba Ponari pas riinfektimit me COVID-19: “Shumë keq kësaj radhe”

Fjoralba Ponari pas riinfektimit me COVID-19: “Shumë keq kësaj radhe”

Së fundmi, Fjoralba Ponari ka zbuluar për ndjekësit e saj se është riinfektuar me COVID-19, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë përgjigjen e testit që tregonte ‘pozitiv’. Ri-infektimi ndodhi shtatë muaj pasi ajo e kishte kaluar atë njëherë gjatë verës.

Fill pas këtij postimi, ajo ka aktivizuar opsionin për t’i bërë pyetje në Instagram, dhe kureshtja e ndjekësve të saj nuk ishte e vogël në lidhje me gjendjen e saj shëndetësore, simptomat pas infektimit për të dytën herë dhe çfarë do të ndodhë me emisionin e saj.

Teksa njëri nga ndjekësit e pyet se si po e kalon infektimin e dytë dhe në se është më i lehtë pas krijimit të antitrupave, ajo thotë se po e kalon më vështirë se herën e parë.

“Jo kur ke Covid 2.0. Keq shumë kësaj radhe. Temperatura, mungesa e shijes apo kolla paskan qenë lule krahasuar me dhimbjen e kockave që po heq kësaj radhe”, shkruan moderatorja.

Në një postim të ardhshëm, ajo ndau edhe simptomat, si tensioni i ulët që ajo nuk kishte përjetuar kurrë ndonjëherë më parë në jetën e saj.

“Tension i ulët (që s’më ka ndodhur kurrë) dhe humbje e balancës ( e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë), më bënë të kisha dyshime, por prapë më dukej e vështirë duke pasur parasysh që e kisha kaluar dhe sa e kujdesshme kam qenë. Pikat mbi “i” i vuri temperatura në darkë dhe dhimbja therëse e kockave”.

Sa i përket emisionit të saj “Më thuaj një dëshirë”, që ka pak javë që ka nisur transmetimin, thotë se xhirimet janë kryer në muajin dhjetor, mirëpo mbyllja do të bëhet kur ajo ta ketë kaluar plotësisht virusin.

“Emisioni ka ndaluar regjistrimet (ku është realizuar 99% e tij) që në mes të dhjetorit. Mbylljen, kismet kur të shërohem… por kemi ende shumë javë e surpriza për të transmetuar, para finishit”, shkruan moderatorja. /Insajderi.com