FKA twigs ende ka kujtime të ankthshme nga lidhja me Shia LaBeof

FKA twigs ende ka kujtime të ankthshme nga lidhja me Shia LaBeof

Siç i tha një mik i afërt i LaBeouf për The Post: ai është një individ “jashtëzakonisht i trazuar” dhe duket sikur kjo nuk është e gjitha për aktorin që nisi profesionin e suksesshëm që fëmijë.

“Kjo ka qenë jashtëzakonisht traumatike për Twigs,” tha një mik i këngëtares, duke pretenduar se Twigs është e përhumbur nga kujtimet: “Shia duke pasur një armë në krah të shtratit dhe ajo kishte frikë të shkonte në tualet natën, sepse mund ta vriste”.

Twigs (neé Tahliah Debrett Barnett), 32 vjeç, nuk është e vetmja që ngriti padinë e cila përmban akuza edhe nga një tjetër ish e dashur aktorit, stilistja Karolyn Pho.

Këngëtarja Sia, 45 vjeç, e cila punësoi LaBeouf për të performuar në videon e saj “Elastic Heart” të vitit 2015, gjithashtu shkroi në Twitter: “Edhe unë jam lënduar emocionalisht nga Shia, një gënjeshtar patologjik, i cila më lidhi në një marrëdhënie duke pretenduar se ishte beqar. Unë besoj se ai është shumë i sëmurë… qëndro e sigurt, qëndro larg ”./Insajderi.com

PageSix