Flet psikologu, ja çka mund t’i ndodhë vajzës që e përmendi Butrint Imeri në një rast ‘tentim-dhunimi’

Flet psikologu, ja çka mund t’i ndodhë vajzës që e përmendi Butrint Imeri në një rast ‘tentim-dhunimi’

Kanë kaluar gati dy javë qysh kur këngëtari, Butrint Imeri i ka bërë disa deklarata në një Reality Show duke treguar një storje që nga shumë kush u quajt si ‘rast tentim-dhunimi’.

Ai tregon një rast, që thotë se ka ndodhur në kohën kur po qëndronte në Shqipëri me shokë, e ku i kishte rastisur të merrte edhe vajza në objekt për ta bërë ‘fun’, të cilat ai si me shaka i quan edhe si ‘shoqe të klasës’, shkruan Insajderi.

Njëra prej tyre, siç këngëtari e tregon storjen, ka menduar se po flinte me ktë të fundit deri në momentin kur e kishte prekur zinxhirin në qafë për ta kuptuar se në fakt nuk ishte Butrinti por një shok i tij ai i cili i ishte futur në shtrat vajzës të cilës nuk i dihet identiteti.

SHIKO EDHE >  Djali i vozit “Ferrari”, Dani thotë “Krejt e kanë”

Por si e sheh psikologu gjithë këtë ngjarje që ka treguar Imeri. “Review” ka folur me psikologun, Petrit Thaçi i cili përpos që e ka quajtur si storje që përmban elemente të abuzimit seksual, ka treguar edhe se si mund të ndihet vajza për të cilën po flitet, nëse ajo e sheh këtë ‘show’.

Ne duhet ta përmendim edhe ndikimn që mund ta bëjë direkt tek vajza që ka qenë protagoniste e kësaj ngjarje, ku mund të shpije në rënie të vetëbesimit dhe vetëvlerësimit. Ku mund të shpije deri tek një ankth i gjeneralizuar, një frikë e kërcënimit të përhershëm se dikush mund ta ndjekë, se dikush mund ta abuzojë apo kërcënojë,” – ka thënë psikologu, Petrit Thaçi në “Review”.

Për detaje të tjera dhe për atë se çka kanë thënë Prokuroria e Kosovë e ajo e Shqipërisë, ndiqeni videon më poshtë:

/ © Insajderi /