Flet shoqja e ngushtë e Elvana Gjatës

Flet shoqja e ngushtë e Elvana Gjatës

Emri i Elvana Gjatës iu rikthye sërish portaleve. Këtë radhë jo për ndonjë detaj të ri nga përleshja e armatosur në Bllok me një të vrarë e dy të plagosur por për të rejat nga karriera e saj.

Bashkëpunëtori i këngëtares, PooBear, publikoi sot videoklipin e bashkëpunimit me Gjatën, të këngës së titilluar ‘Shade’.

Kjo ka bërë që heshtjen ta thyejë edhe një prej shoqeve më të ngushta të Elvanës, Jonida.

Në një periudhë jo fort të lehtë në të cilën po kalon mikesha e saj, prezantuesja e Digitalb ka pasur vetëm një gjë për të thënë: “Elvana është e pandalshme”.

Tutje, ajo mikeshën e saj e ka konsideruar si gjysmën e saj. /Prive.al