Nxehtë.
Pak not andej nga plazhi, e në ndonjë pishinë – pse jo!
Por edhe nëse COVID-19 s’ju lë të shkoni gjëkundi për pushime këtë vit, trendi i ri i flokëve që sapo e sollën të famshmet shqiptare nëpër Instagram, do të jetë zgjedhja e duhur.
Ndoshta s’do t’i ktheni kokat pas në plazh, por edhe këndej në Kosovë bën nxehtë dhe do t’ia lehtësoni vetes jetën.
Bëhet fjalë për flokët e lidhur bistekë, por me një stil të veçantë që është kulturë e stil i rregullimit të flokëve, i përvetësuar nga njerëzit me ngjyrë.
Enca Haxhia e Rina Balaj, e po ashtu Anxhelina Hadërgjonaj e provuan trendin e ri të flokëve, duke sjellë plot ngjyra në Instagramin e tyre, me pozat atraktive buzë detit.
Dikush ua ka bërë në mënyrë profesionale (meqë ato janë V.I.P), por një still i tillë flokësh mund të bëhet fare lehtë në shtëpi.
Mjafton ta keni një motër, nënën, apo babain apo edhe vëllain ose ndonjë shoqe, që është pak merakli dhe ia thotë në këso gjërash, dhe “TA DAA”, ju keni një stil flokësh që i bën ballë vapës dhe duket shumë bukur. /Insajderi.com