Floktari shqiptar arrin sukses të madh në garën botërore

Floktari shqiptar arrin sukses të madh në garën botërore

Se në baza individuale po tregojmë suksese, tregon edhe rasti i Kreshnik Morinës.

Ky i fundit ka arritur një sukses të paparë deri më tani në fushën e berberit të flokëve.

Kreshta, siç njihet më mirë me nofkën, ka qenë i vetmi shqiptar në një garë ndërkombëtare të mbajtur në Nurnberg.

Kreshniku, i cili jeton dhe vepron në Prizren, ka arritur deri në çerekfinale të konkurrimit të fortë në shtetin gjerman.

Në fakt, ka arritur që të renditet në vendin e 13 në një garë që kanë marrë pjesë mbi 101 floktar nga pothuajse po aq vende botërore.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka treguar emocionet e para pas suksesit të arritur në nivel ndërkombëtar.

“Jam i lumtur me këtë arritje edhe pse me pak fat, do të kisha mundur të jem edhe në pozitat më të larta. Por, duke marrë parasysh që është hera e parë që marr pjesë në këtë nivel garash, jam i kënaqur, por nuk do të thotë se duhet të punojë më tepër që të arrij në pozitat e larta”, tha Kreshniku.

Ndryshe, Morinën do ta shohim edhe këtë vit në gara të ndryshme ndërkombëtare të stilit të flokëve dhe mjekrës.