
Me 23 gusht, Flori Mumajesi festoi ditëlindjen e tij, njofton Insajderi.
Natyrisht që shumë urime arritën në llogaritë e tij në rrjete sociale, për të cilat artisti shprehi se është shumë mirënjohës.
Por më pas, ka ardhur një reagim jo fort i zakonshëm, sa i përket urimeve të ditëlindjes, njofton Insajderi.
Një postim në llogarinë e tij ai shkruan “Reflektim”, ku vazhdon:
“Nuk kam pasur kurrë pritshmëri të mëdha për urime apo surpriza për ditëlindjen time! Kurrë… Por ja që vit pas viti janë munduar të më lumturojnë e më pas të më shkelin çdo ditë të jetës, janë munduar të më lumturojnë ditëlindje duke më faturuar kosto të mëdha për atë ditë në kurrizin tim çdo ditë të jetës”.
E pas këtij mesazhi kriptik, Flori ka falënderuar të gjithë që e uruan për ditëlindjen e tij. /Insajderi.com