Sot gjatë ditës, u bë i ditur një lajm i kobshëm për kantautorin, Flori Mumajesi. Nëna e tij ka ndërruar jetë, njofton Insajderi.
Burime pranë familjes së artistit e kanë konfirmuar lajmin për “Top Albania Radio”, ndërsa mësohet se sot ajo është përcjellë për në banesën e fundit.
Nëna e Florit nuk ka mundur të fitojë betejën me një sëmundje nga e cila vuante prej disa kohësh. Ditët e fundit ka qenë e shtruar në spital, ku po mjekohej.
Për raportin e afërt më nënën e tij, flet edhe një këngë të cilën ia kishte kushtuar asaj në vitin 2014. /Insajderi.com