Fondacioni i Labinot Tahirit dhuron mijëra euro për t’u ardhur në ndihmë pacientëve me COVID-19

Fondacioni i Labinot Tahirit dhuron mijëra euro për t’u ardhur në ndihmë pacientëve me COVID-19

Duke lënë bindjet e tij personale anash sa i përket ekzistencës së virusit, Labinot Tahiri dhe bordi i fondacionit të tij, kanë ndarë mjete financiare prej 10 mijë eurosh, me të cilat do blihen boca oksigjeni për të furnizuar spitalet, njofton Insajderi.

Lajmin e dha vetë këngëtari ferizajas duke u kyçur live në Facebook nga makina e tij. Siç thekson Tahiri, mungesa e oksigjenit nëpër spitale dhe thirrjet për ndihmë ishin shqetësuese për të.

Këngëtari kujton se ka dëshmi, që në vitin 2008 shumë kohë para pandemisë, ai kishte dërguar disa boca oksigjeni në spitalin e Ferizajt, në kohën kur gjyshi i tij, Raif Tahiri ishte i shtrirë në po atë spital.

Ndër të tjerash, ai këmbëngul se tani është koha të japim nga vetja për shtetin tonë.

Më poshtë mund të ndiqni të plotë lidhjen e tij direkte në Facebook. /Insajderi.com