Forbes publikon listën e personave të famshëm më të paguar

Forbes publikon listën e personave të famshëm më të paguar

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, ka lënë pas Kylie Jennerin dhe Kanye Westin për vendin e parë në listën vjetore të Forbes.

Të mërkurën, Forbes publikoi listën vjetore të 100 personave të famshëm më të paguar dhe ylli 29-vjeçar është renditur e para në vitin 2019 me 185 milionë dollarë.

Siç raporton revista, shumica e të ardhurave të Swift vijnë nga turneu i saj masiv i mbajtur në Shtetet e Bashkuara, duke fituar 266.1 milionë dollarë në vend dhe 345 dollarë në përgjithësi,  fituesja e ‘Grammy’ gjithashtu fitoi miliona dollarë nëpërmjet marrëveshjeve me Apple, AT & T dhe Diet Coke.

Dhe kjo nuk është hera e parë që biondja e ka kryesuar listën me më së shumti të hyra. Ajo ishte renditur në vendin e parë edhe në vitin 2016, me 170 milionë dollarë.

Këtë vit, ajo ka fituar 15 milionë dollarë më shumë se ylli i dytë i renditur në listë, Kylie Jenner, e cila përfitoi 170 milionë dollarë.

Lista e plotë e yjeve që renditen në top dhjetëshe të Forbes:

  1. Taylor Swift (185 milionë dollarë)
  2. Kylie Jenner (170 milionë dollarë)
  3. Kanye West (150 milionë dollarë)
  4. Lionel Messi (127 milionë dollarë)
  5. Ed Sheeran (110 milionë dollarë)
  6. Cristiano Ronaldo (109 milionë dollarë)
  7. Neymar (105 milionë dollarë)
  8. The Eagles (100 milionë dollarë)
  9. Dr. Phil McGraw (95 milionë dollarë)
  10. Canelo Alvarez (94 milionë dollarë)

Pritet që Swift të renditet lartë edhe në vitin 2020, pasi këngëtarja do të publikojë albumin e shtatë, “Lover”, më 23 gusht dhe pritet të njoftojë së shpejti për turneun e saj të koncerteve.