FOTO: Brenda shtëpisë ku dikur jetonte Kobe Bryant

FOTO: Brenda shtëpisë ku dikur jetonte Kobe Bryant

Ish-shtëpia e Kobe Bryant në Irvine, California, është përsëri në treg për 2.6 milionë dollarë – më pak se gjashtë muaj pasi ishte shitur për herë të parë, shkruan NY Post, transmeton Insajderi.

Shtëpia me tre dhoma gjumi dhe 2.5 banjo u ble për herë të parë nga legjenda e ndjerë e Lakers dhe gruaja e tij, Vanessa Bryant, në vitin 2013 për 1.3 milion dollarë.

Nëntë muaj pas vdekjes së parakohshme të pesë herë kampionit të NBA, Vanessa renditi për shitje shtëpinë për 1.995 milion dollarë në 27 tetor, 2020.

Vetëm dy ditë më vonë, dikush bleu shtëpinë për 2 milionë dollarë, sipas Los Angeles Times.

Më poshtë ju sjellim disa fotografi të ambienteve të brendshme të shtëpisë ku dikur jetontë legjenda e basketbollit. /Insajderi.com