FOTO: Brenda shtëpisë që Madonna bleu nga The Weeknd

FOTO: Brenda shtëpisë që Madonna bleu nga The Weeknd

Madonna ka një shtëpi të re në Bregun Perëndimor!

Sipas revistës PEOPLE, Këngëtarja e “Material Girl”, 62 vjeçare, ka hedhur rrënjët në Los Angeles, duke blerë rezidencën e The Weeknd’s Hidden Hills për 19.3 milionë dollarë, njofton Insajderi.

E vendosur në një tokë prej më shumë se 1 hektar, prona ka dy shtëpi. Njëra ka 7 dhoma gjumi, ndërkaq shtëpia për të ftuar ka dy.

Dyert hapen në një oborr të pasmë me disa tarraca, një pishinë dhe spa. Prona, e cila është e veshur me pemë të drurit të kuq, përfshin gjithashtu një hambar të gjerë, një garazh për pesë makina me dysheme LED dhe një fushë të plotë basketbolli.

Më poshtë mund të shihni disa fotografi nga ambientet e brendshme të shtëpisë. /Insajderi.com