Foto paparaci paraqesin Melisën dhe Andin në momente shumë intime

Foto paparaci paraqesin Melisën dhe Andin në momente shumë intime

Melisa Lleshi dhe Andi Shehi ka muaj që nuk janë pjesë e “Për’puthen”, por janë një nga dy personazhet më të komentuar akoma. Besohet se ata të dy ka muaj që janë në lidhje, por të dy i kanë bërë bisht deklaratave publike në lidhje me raportin e tyre.

Së fundmi Melisa ka paralajmëruar këngën e re, pjesë e të cilit është raportuar gjerësisht që do të jetë edhe Andi. Videoklipi besohet se do të jetë edhe konfirmim i lidhjes së tyre.

Ndërkohë, në rrjete sociale qarkullojnë disa fotografi të shpëndara së pari herë nga llogaria në Instagram, “Vipat e bllokut”, njofton Insajderi.

Në tri fotografitë e publikuara, dyshja shihen shumë të afërt më njëri tjetrin në atë që duket të jetë një ndejë private. Në një fotografi Andi shihet edhe pa këmishë, dhe në sfond duket një pishinë. /Insajderi.com