Një nga fotografët shqiptarë më të suksesshëm në botë është Endrit Mërtiri, i cili së fundmi që i ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, me Luana Vjollcën, njofton Insajderi.
Ashtu siç formati e parasheh, të ftuarit duhet të luajnë lojëra të ndryshme që përfshijnë edhe ndarjen e disa detajeve personale, përndryshe marrin një dënim.
Gjatë sfidës “Ndaje ose haje” Mërtiri u vendos para një pyetjeje, ku duhet të tregonte shifrën më të lartë dhe atë më të ulët që ka marrë nga një set fotografik.
Por ndryshe nga shumë të famshëm që mundohen t’i bëjnë bisht përgjigjeve, Endriti nuk nguroi që të përgjigjet, duke zbuluar se shifra më e ulët ishte 50 mijë lek të vjetra, ndërsa pagesa më e lartë që ka marrë është 200.000 dollarë. /Insajderi.com