Fotografia e saj vendoset në mes të Beogradit, Rita Ora ‘sulmohet’ nga serbët

Fotografia e saj vendoset në mes të Beogradit, Rita Ora ‘sulmohet’ nga serbët

Serbët vazhdojnë të jenë kundër shqiptarëve të suksesshëm, madje edhe atyre fama e të cilëve ka kaluar çdo kufi.

Këngëtarja shqiptare Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme në botë dhe asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e saj.

Në daljet e ndryshme mediatike ajo është shprehur gjithnjë se është krenare për origjinën që ka. Mirëpo origjina e Ritës duket se ka bezdisur serbët, kur posterat e saj janë vendosur në mes të Beogradit.

Imazhi i Ritës është vendosur në reklamën e disa bizhuterive në mes të qytetit dhe këngëtarja shqiptare është bërë kryefjala e mediave serbe. Ata e cilësojnë Ritën si këngëtaren e preferuar të Haradinajt dhe Thaçit, duke thënë se ajo mbështet UÇK-në.

“Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinaj dhe Thaçit në pankartat e kryeqytetit!” shkruan gazeta serbe.

Madje, qytetarë serbë janë intervistuar dhe kanë shprehur hapur indinjatën e tyre për posterat e Ritës, duke kërkuar që të hiqen sa më parë.

“Nëse do të pyesja veten, nuk do të lejoja që një reklamë e tillë të shfaqej në vendin tonë, veçanërisht jo në kryeqytetin tonë. Dhe kjo vjen nga një grua që ka një qëndrim të qartë politik kundër Serbisë. Unë mendoj se këto tabela janë të panevojshme dhe duhet të hiqen, të paktën nga aty ku janë”, shprehet një qytetar.