Është bërë përzgjedhja e fotografive që kanë fituar në edicionin e këtij viti, i trembëdhjeti më radhë, për çmimet iPhone Photography Awards (IPPAWARDS).
Juria e festivalit ka përzgjedhur dhe shpallur fituesit këtë javë.
çmimi i madh dhe çmimi për fotografinë e vitit janë marrë nga Dimpy Bhalotia, një fotografe rrugësh nga Anglia. Fotografia e saj “Flying Boys” (Djemtë fluturues) një nga mijëra të dërguara në garë, na sjell imazhe të tre fëmijëve të cilët janë ngrirë në ajër duke kërcyer diku në lumin Gang në Indi.
Edhe fotografitë e tjera, ndoshta si kontraditë me epideminë dhe ndryshimet që solli ajo, tentojnë të sjellin subjekte gëzimi, hareje, lëvizje, vetmie e qetësie.
Kjo garë fton fotograf nga e mbarë bota për të konkuruar me fotot e tyre të bëra me iPhone ose iPad, në 18 kategori.
Më poshtë po sjellim për ju fotografitë e përzgjedhura për këtë edicion./Insajderi.com
Dimpy Bhalotia
Artyom Baryshau
Tu Odnu
Jiandong Wang
Fernando Merlo
Magali Chenel