Dojna Memën e njohin si moderatoren dhe autoren e emisionit shumë të suksesshëm, “Pop Culture” në Top Channel , por së fundmi si duket i është ‘futur’ industrisë së trafikimit të narkotikëve.
Por në fakt jo, Dojna vazhdon të mbetet një moderatore dhe madje një pianiste mjaft e zonja, vetëm se një gabim teknik, ngatërroi foton e saj në një lajm ku raportohej për një 38 vjeçar të arrestuar për drogë, njofton Insajderi.
Moderatorja e mori me shumë shaka ngatërresën, duke shkruar në llogarinë e saj në Instagram, “S’kam bërë gjë për Zotin”.
Mbi të gjitha sepse nuk është 38-vjeçare, gjë që mesa duket e mërziti moderatoren më shumë se sa vetë lajmi.
Po ashtu, ajo nuk është aspak e kënaqur me foton që paraqitet në lajm, duke sugjeruar një tjetër, që sipas asaj do i shkonte më shumë.
Ndonëse një ngatërresë e paqëllimtë, Dojna Mema nuk humbi mundësinë të argëtohej pak bashkë me ndjekësit e saj në Instagram. /Insajderi.com