Mbrëmjen e djeshme këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka performuar në skenën e Eurovizion me këngën “Ktheju Tokës” dhe surpriza ka qenë futja e saj në finale.

Shumë njerëz d" />

Fotoja e Eleni Foureirës që tregon mbështetjen ndaj Jonida Maliqit në Eurovizion

Shumë njerëz dhe artistë të njohur kanë mbështetur Jonidën dhe kanë ndarë mendimet dhe përgëzimet e tyre nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. Por ajo ç’ka na tërhoqi vëmendjen ka qenë pikërisht postimi i këngëtares me origjinë shqiptare Eleni Foureira e cila vjet ka përfaqësuar Qipron në Eurvizion.

Eleni ka publikuar në Insta Story mbrëmjen e djeshme, një foto të  momentit që Jonida po performonte në skenë dhe përbri saj ka shkruajtur: “Albania” duke e shoqëruar me një emoji zemër dhe flamurin shqiptar.

Në profiling e këngëtares pamë se ky ishte i vetmi postim për këtë kompeticion dhe mbështetja e saj shkon pikërisht për Jonidën dhe Shqipërinë.