Fotoja e Instagramit që e shtyu Princin Harry dhe Meghan Markle të largohen nga familja mbretërore

Fotoja e Instagramit që e shtyu Princin Harry dhe Meghan Markle të largohen nga familja mbretërore

Një foto e Mbretëreshës dhe tre monarkëve të ardhshëm e ka mërzitur Princin Harry dhe Meghan Markle dhe ndikoi në marrjen e vendimit për t’u tërhequr nga detyrat e tyre si Dukë dhe Dukeshë të Sussex-it, sipas një raporti.

“Times” shkruan se fotografia e cilësuar si “linja e suksesit” e publikuar pesë ditë më parë – që paraqet Princin Charles, Princin William dhe Princin George me Mbretëreshën – e ka mërzitur Dukën dhe Dukeshën e Sussex, të cilët e panë atë si një shenjë që janë përjashtuar nga jeta mbretërore.

Gazeta gjithashtu thotë se vendimi i tyre për t’u larguar nga detyrat mbretërore dhe për t’u bërë të pavarur financiarisht, ishte shkaktuar edhe pjesërisht nga mesazhi i Krishtëlindjes së Mbretëreshës, që nuk përmbante asnjë foto të çiftit në tryezën e saj.

“Vendimi i tyre për t’u larguar nga detyrat mbretërore u shkaktua, pjesërisht, nga këto sinjale”, raporton gazeta.