Sot në studion e “Përputhen”, Ana dhe Arjoni, dy protagonistët e fotos që ky i fundit publikoi, nuk u paraqitën fizikisht, njofton Insajderi.
Në një edicion të jashtëzakonshëm që i tëri iu dedikua sqarimit për foton ku të dy shfaqen në shtrat, foli vetëm Ana nga shtëpia në lidhje me Skype, ndërsa Arjoni kishte refuzuar që paraqitej në studio.
Teksa të gjithë dënonin rëndë gjestin e Arjonit duke e quajtur një ‘burracak dhe maskara’, Ana pa shumë fjalë pranoi se fotoja është autentike.
Packa të gjithë supozuan se dyshja ishin përfshirë në marrëdhënie seksuale, konkurrentja mohon të ketë ndodhur një gjë e tillë.
Për të vendosur kohën kur fotoja ishte shkrepur, Ana thotë se ka ndodhur para dy muajsh, pas takimit të patë të Arjonit dhe asaj në kuadër të emisionit.
Takimi i parë u kishte shkuar mirë, më pas Arjoni i ishte afruar asaj duke i çuar mesazhe private, e një ditë prej ditësh, shëndeti i tij ishte rënduar dhe ajo i kishte shkuar në shtëpi në orë të vona pas mesnate që të kujdesej për të.
Sipas saj, ora kishte vajtuar ndoshta 5 e mëngjesit, kur e kishte zënë gjumi në një nga shtretërit e shtëpisë së tij. Mirëpo, ajo thotë se para se ta zinte gjumi, ishte e vetme në shtrat.
Ky edhe duhet të jetë momenti kur Arjoni i është afruar teksa ajo ishte akoma në gjumë, për të inskenuar një situatë më intime se sa që ishte fillimisht.
Në videon e mëposhtme mund të ndiqni të plotë reagimin e parë të Anës që nga publikimi i fotografisë nga ana e Arjonit. /Insajderi.com