Fotot e Brad Pitt me Jennifer krahë njëri-tjetrit me shumë romancë, reagon Angelina

Fotot e Brad Pitt me Jennifer krahë njëri-tjetrit me shumë romancë, reagon Angelina

Kryefjala e mediave ditët e fundit ka qenë Brad Pitt dhe Jennifer Aniston.

Ata u panë shumë të afërt në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “SAG Awards” dhe foto e tyre bënë xhiron e rrjetit.

Përpos takimit të tyre, në prapaskenë u pa mënyrës sesi Brad e ndiqte Jennifer-in teksa fliste pas marrjes së çmimit në event dhe të gjithë shpresuam për një rikthim.

Megjithatë dyshja nuk ka bërë ende asnjë reagim.

E vetmja që ka reaguar pas lajmeve është  Angelina Jolie.

Burime për “Hollywoodlife” kanë treguar se aktorja nuk do t’ja dijë për lajmet dhe nuk shqetësohet aspak.

“Angelina e di shumë mirë që ata janë thjesht miq dhe nuk do lejojë që Jennifer ta marrë Brad-in”, tregon burimi.

Kujtojmë se Brad ka pak kohë që i ka dhënë fund martesës së gjatë me  Angelina Jolie dhe jeta e tij private është në qendër të mediave.