Fqinjët ‘super të bezdisur’ nga Meghan Markle dhe Princ Harry

Fqinjët ‘super të bezdisur’ nga Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle dhe Princi Harry kohët e fundit u zhvendosën nga Los Angeles në zonën Santa Barbara dhe me sa duket fqinjët e tyre nuk pëlqejnë vëmendjen shtesë që vjen nga të pasurit e familjes mbretërore për fqinj, njofton Insajderi.

Prince Harry and Meghan Markle's paid $14.7M for their sprawling Santa Barbara estate | Daily Mail Online

Sipas TMZ, banorët në Montecito (një qytet i vogël dhe shumë luksoz jashtë Santa Barbara) nuk janë të entuziazmuar nga fluksi i paparacëve, helikopterëve dhe turistëve në rajon. Çifti mbretëror nuk janë parë akoma në publik, por “prania e tyre po shqetëson njerëzit” falë helikopterëve që qarkullojnë rreth lagjes në të cilën jetojnë deri në katër herë në ditë, dhe paparacëve që rrinë në vende publike.

Siç shkruan TMZ “shumica e banorëve të zonës” janë “jashtëzakonisht të bezdisur” dhe “se duan që paparacët të ndalen, sepse ata mendojnë se gjërat po arrijnë deri në pikën ku privatësia e të gjithëve po komprometohet”. /Insajderi.com