Deputetja dhe aktorja kosovare, Adriana Matoshi e ka marrë me sportivitet një koment racist që i ka bërë një kosovar dje në Facebook gjatë zhvillimit të finales së Euro2020, shkruan Insajderi.
Matoshi iu është gëzuar dje fitores së Italisë në finalen e Euro 2020-të.
Para penalltive, që e nxorën fituese Italinë, Matoshi ka shkruar në Facebook se ajo mendon që Italia do të jetë fituesja e Euro 2020-të, ndërsa pas kësaj nuk kanë munguar komentet e shumta nga ndjekësit e saj.
“Unë mendoj qe Italia ka me fitu”, ka shkruar ajo.
Një komentues i ka shkruar të njëjtës se arsyeja e humbjes së Anglisë është sepse “i fejuari i Matoshit e ka humbur penalltinë”.
Megjithatë, deputetja ia ka kthyer të njëjtit me sportivitet “Normal se e dinë që unë me Italinë jom”.
Kujtojmë së Italia është fituese e kampionatit evropian.
Loja përfundoj pas ekzekutimit të penaltive nga ekipet pasi që rezultati ishte 1:1 edhe pas vazhdimeve./Insajderi.com